Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar komandantin Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij të rënë heroikisht, themelues të celulave të UÇK-së.
Ai ka theksuar se sakrifica e tyre shënoi rrugën për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke jetësuar ëndrrën për një Kosovë të lirë, dhe ka nderuar përjetësisht kujtimin e dëshmorëve.
Postimi i plotë:
Mujë Krasniqi, Ali Krasniqi, Shkëlzeni, Luani, Dauti, bashkë me shumë të tjerë, ishin ndër themeluesit e parë të celulave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krah për krah në betejat më të rënda për liri.
Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e atdheut. Krah për krah, pa iu trembur syri e të palëkundur, u përjetësuan në historinë e lavdishme të luftës sonë çlirimtare.
Aty ku jehuan krismat e pushkëve të Mujës me shokë e shoqe, aty u këndua kënga e lirisë.
Krisma dhe këngë u bënë një për Kosovën e lirë.
Pikërisht në përvjetorin e rënies së tyre, 20 vjet më vonë, amaneti u çu në vend, u themelua Ushtria e Kosovës, duke jetësuar ëndrrën tonë të kahmotshme.
Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e saj.
Lavdi!
Kurti: Mërgata jonë me zemër të madhe e bujare – bashkatdhet...
Inter shënon fitore të artë në udhëtim tek Genoa dhe merr li...
Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga vizita në Jordani tek eko...
Rikthehet Mbappe, por Reali pa mbrojtësit kryesor ndaj Alave...
Mot i vranët dhe me intervale me diell, parashikimi i motit ...
Kosovari bën pelegrinazh për Thaçin dhe UÇK-në në meshën e s...