Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së aktorit Mirush Kabashi.
Haradinaj tha se Kabashi do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë.
“Mjeshtri i artit, Mirush Kabashi, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë. Ikja e tij në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej”, shkruan ai.
Kreu i AAK-së për aktorin e ndjerë thotë se i dha shumë kinematografisë në përgjithësi.
“Mjeshtër i madh i filmit dhe i teatrit, artist që i dha shumë kinematografisë në përgjithësi. Ua përcjelli ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi, kolegëve artistë, dhe gjithë shqiptarëve”, shkruan ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?