Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë të gjithë bujqit për dëmet që u janë shkaktuar së fundi nga breshëri.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook.
“Vendimi për kompensimin e menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara nga breshëri në komunat e Kosovës është lajm i mirë për të gjithë bujqit tanë”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Vendimi për kompensimin e menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara nga breshëri në komunat e Kosovës është lajm i mirë për të gjithë bujqit tanë.
Krahas kësaj, sot kam autorizuar Ministrinë e Financave për krijimin e një fondi të veçantë për vitin 2019 dhe themelimi i Komisionit që do të krijojë sistemin e sigurimeve të prodhimtarisë bujqësore në Kosovë është një tjetër hap i rëndësishëm për ta stabilizuar tregun e bujqësisë në vend dhe për t’i dhënë përkrahje kësaj fushe.
Si Qeveri e vendit, zotohemi se do t’i qëndrojmë prapa këtij vendimi dhe do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme që të përkrahim bujqit tanë dhe ekonominë e vendit. RH/Arbresh.info
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros