Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se veteranët e luftës së UÇK-së më së largu të premten do të marrin pensionet e parapara me ligj.
Ai sot është takuar me përfaqësues të OVL-UÇK, me ç’rast iu ka konfirmuar se nesër do të dërgohet te Presidenti për dekretim ligji për rishikim të buxhetit.
“Veteranët e luftës së UÇK-së, më së largu të premten, do t’i marrin pensionet e parapara me ligj. Në takimin me përfaqësues të OVL-UÇK, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati, i njoftova se ligji për rishikim të buxhetit, i cili është miratuar në Kuvend, do t’i dërgohet nesër Presidentit për dekretim”, ka shkruar Haradinaj.
Ai më tutje shton se në vitin e ardhshëm s’do të ketë probleme të tilla për pensionet e kategorive të lirisë.
“Premtoj se vitin e ardhshëm nuk do të kemi probleme të këtij lloji për pensionet e kategorive të lirisë”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës