Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me projektligjin e miratuar sot nga Qeveria, do të përfitojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se më këtë projektligj policët do të kenë rritje substanciale të pagës.
Statusi i plotë:
Kosova ka ndërtuar një polici profesionale dhe me integritet, që është shtyllë e shtetit ligjor. Policia e Kosovës ndër vite e ka dëshmuar përkushtimin e saj për t’u garantuar qytetarëve siguri. Me Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, që sot mori miratimin e Qeverisë, më në fund, përfitojnë rritje substanciale të pagës policët e Kosovës. Një pagë e dinjitetshme për polici kredibile, në shërbim të zbatimit të ligjit!
RH
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...