Tashmë ka përfunduar edhe pjesa e dytë e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se sot në Samit diskutuan për çështjen e sigurisë dhe migrimit, Politikën e Jashtme dhe çështjet e së kaluarës.
Këtu, ai nuk la pa përmendur edhe liberalizimin e vizave, me ç’rast vendet evropianen nuk do të përballen me migrimin, por do të përfitojnë më shumë këmbim.
“Në pjesën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër, diskutuam për çështjet e sigurisë dhe migrimit Politikën e Jashtme dhe çështjet e së kaluarës.
Theksova përkushtimin e Kosovës që nga konsumues i sigurisë, të bëhet ofrues i saj në krah me KFOR-in dhe NATO-në.
Potencova faktin se, me liberalizimin e vizave vendet evropiane nuk do të përballen me migrim, por do të përfitojnë më shumë këmbim, këmbim tregtar dhe të profesioneve.
Kosova nuk do të mbetet peng i së kaluarës dhe kemi qenë konstruktiv në raportet me vendet e Rajonit.
Samiti i Londrës ishte edhe një mundësi e mirë për ta dëshmuar historinë e vërtetë të Kosovës – përcaktimin tonë euro- atlantik.
RH”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...