Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e shoqatës së prodhuesve të miellit, me të cilët bisedoi për situatën më të fundit në këtë sektor dhe për vendosjen e banderolave në produktet e miellit.
Kryeministri Haradinaj e vlerësoi si hap të rëndësishëm vendosjen e banderolave përmes të cilave do të jetë më e lehtë të kontrollohet cilësia e miellit,
informaliteti në ekonomi dhe prodhimi vendor, masa këto që ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik.
Në takim ku të pranishëm ishin edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, drejtori i Doganës, Bahri Berisha dhe drejtori i Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu, u dakordua që Ministria Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe shoqatën e prodhuesve të miellit të fillojnë procedurat për zbatimin e vendosjes së banderolave.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të ndihmoj të gjithë prodhuesit vendorë përmes masave lehtësuese, dhe heqjes sa barrierave të panevojshme të cilat do të ndikojnë në efektivitetin e bizneseve dhe rritjen e vendeve të reja të punës./Arbresh.info
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...