Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij ndaj Fatmir Limajt, duke theksuar se bashkëpunimi i deritanishëm nuk është respektuar.
“Kudo që kam shkuar me Limajn, kemi kërkuar votë për ndryshim kundrejt Kurtit. Kjo nuk është respektuar, është e dhimbshme. Jo që më ka lënduar personalisht, por ne po mundohemi për vendin dhe mendojmë se ka nevojë për besnikëri, për t’i çuar këto procese aty ku duhet. Nuk jam ndjerë mirë, po e them sinqerisht dhe më vjen keq për situatën”, ka deklaruar Haradinaj.
I pyetur nëse AAK-ja do ta votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit nëse propozimi do të vinte nga VV-ja, Haradinaj ka theksuar se është problem se do ta ketë votën e partisë së tij.
“Nuk e kam një përgjigje. E ka problem për besë me marrë votën tonë për Limajn, tash në këto rrethana që kanë ndodhur është problem. Nëse do ta propozonte opozita, po, do të ishte ndryshe, me qejf do ta kishim votuar”, ka deklaruar ai.
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...