Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 121 vjetorin e Lidhjes së Pejës tha se bashkoi shqiptarët për të ruajtur territorin që e synonin armiqtë.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Lidhja e Pejës ndikoi dhe formësimin e mëtejmë të ndjenjës kombëtare tek të gjithë shqiptarët.
Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:
“Lidhja e Pejës bashkoi shqiptarët para 121 vitesh, për të ruajtur territorin të cilin e synonin armiqtë.
Nderojmë të gjithë ata që morën pjesë në këtë kuvend kombëtar, e veçanërisht prijësin e tyre Haxhi Zekë Biberin.
Lidhja e Pejës, ndikoi në ruajtjen dhe formësimin e mëtutjeshëm të ndjenjës kombëtare tek të gjithë shqiptarët.
Le të shërbejë bashkimi i mendjeve dhe forcave në Pejë, edhe për politikën e sotme, kur bashkimi për temat e mëdha e të rëndësishme, është i domosdoshëm”./arbresh.info/
Florent Hasani vazhdon shkëlqimin tek Boluspori, realizon go...
Partia Guxo: Po ushtrohet presion dhe po kontrollohet vota e...
LDK sot mban konferencë për media
Prokuroria e Shtetit thotë se s’ka të ndaluar për vepra pena...
Kelani: Procesi zgjedhor po vijon pa probleme, kemi angazhua...
Murati: Thirrni edhe akrabanë, le të votojnë të gjithë