Haradinaj: Liberalizimi i vizave çlirimi i dytë i Kosovës

23:26 | 3 Gusht 2018
V. S.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i sigurt se para fundit të vitit 2018 qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm pa viza në vendet Bashkimit Evropian (BE).

“Ne jemi të sigurt se para fundit të këtij viti do të mund të lëvizim lirshëm pa viza drejt vendeve të Bashkimi Evropian. E kërkon edhe një pjesë shtesë të punës, ku do të paraqitet puna veç e veç tek vendet dhe veçanërisht tek ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së. Është diçka shumë e madhe që e kemi marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian dhe për këtë nuk ka pasur dilemë. Plotësisht i kemi plotësuar kriteret për viza, ne do të vazhdojmë luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Haradinaj sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij pritjet janë reale që do të lëvizim pa viza, por duhet ende pune për të bërë që të arrihet në cakun që e kemi pasur në fillim. Ai vlerësoi se liberalizimi i vizave është një çlirim për Kosovën. “Unë e konsiderojmë si një çlirim të dytë të Kosovës”, deklaroi ai./RTK/

Shpërndaje në rrjete sociale