Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë Kuvendit të Kosovës i ka replikuar shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit mbi raportin e Qeverisë , raporton arbresh.info.
Haradinaj gjatë debatit i ka përmendur disa tema të cilat e kanë rënduar Kosovën si Dialogu me Serbinë, Demarkacionin me Malin e Zi dhe Ushtrinë Kosovës.
Sipas tij, e Lidhja Demokratike e Kosovës e ka lënë Kosovën pa ushtri.
“ Sa i përket ushtrisë është LDK-ja që e ka lënë Kosovën pa ushtri jemi takuar në ambasadën amerikane jemi takuar me Behgjet Pacollin, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin ku në vitin 2014 kemi mujt të kemi pasur ushtrinë tonë, por LDK ka deshtë me u bë patriota dhe keni dashtë me marrë një përqind të votave”, tha Haradinaj./arbresh.info
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...
Rama: Katër zyrtarë certifikohen si specialistë të sigurisë ...