Kryeministri, Ramush Haradinaj, shprehë lavdi të përjetshme për ata që dhanë jetën, derisa shtoi se humbja e Mujë Krasniqit është një nga më të rëndat në luftën për lirin e Kosovës.
“Mujë Krasniqi ishte një prej luftëtarëve të hershëm. Ai nuk ishte luftëtarë vetëm i betejës, por kudo që shkojke ai u niske lufta. Të gjithë bashkëluftëtarët e gjallë e dinë çfarë po them sot. Kushdo e dinë që u kon zor me shku pas Mujës. Një djalë aq i vendosur në luftën për liri. Duke qenë kështu, ishtë humbje dhe dhimbje kaq e madhe. Ky lajm ka qenë prej më të vështirëve. Vështirë me spjegu. Edhe pas kësaj humbje të madhe nuk është zbehë besimi në luftën për liri. Kjo ditë gëzon edhe të gjallët dhe të vdekurit. Lavdi e përjetshme,” shprehet Krasniqi.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, në përvjetorin e 20 të rënies së Mujë Krasniqit shprehi respektin dhe nderimet që Kosova u bë me ushtrinë e saj.
“Është shumë domethënëse sepse të gjitha paragjykimet po treten si flluska sapuni para të vërtetës historike se të gjitha vendet e lira duhet ta kenë ushtrinë e saj. Janë gjetur një mijë arsye për shtyerje,” deklaroi Jashari.
Këto komente u bënë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Heroit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij./arbresh.info/
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...