Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se më 7 shtator 1990, në Kaçanik, delegatët e Kuvendit të Kosovës aprovuan Kushtetutën e Kosovës, aktin historik që vendosi themelet e shkëputjes së Kosovës nga Serbia dhe Jugosllavia e atëhershme, të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.
“|Me nderimin më të lartë kujtojmë delegatët e asaj kohe, të cilët në rrethana të vështira, me guxim dhe vizion, përfaqësuan aspiratën e kahmotshme të popullit shqiptar për liri dhe vendosën themelet e shtetësisë e pavarësisë së Kosovës. Mirënjohje e përjetshme për kontributin e tyre të pamohueshëm!”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...