Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sa herë që flet nga foltorja, po pengohet nga qeveria.
Gjatë fjalës së tij në kuvend, ai akuzoi qeverinë se u pengua me fjalor jo aq njerëzor.
“Sa herë që flas prej kësaj foltore, nga mbrapa pengohet në mënyra të ndryshme me fjalor jo aq njerëzor. Nuk e dëgjon publiku, por kush flet e dëgjon, nëse kjo praktikë vazhdon duhet me ua kthyer edhe unë në atë mënyrë që e marr. S’ka rrugë tjetër se nuk të len me fol”, u shpreh Haradinaj.
Më pas, Haradinaj iu drejtua kryeministrit Kurti me ‘ta tregojnë qejfin kur vjen vakti’, për mësuesit, të cilët sipas të parit të AAK-së, Kurti po i urren.
“Ky Good guy i yni këtu, është i keqtrajtuar, i rrejtur dhe u rrit duke urrejt, prej që është bërë regjim, u kthye duke urrejt ata që e kanë pru këtu ku është. I ka urrejt regjimet, prej që është bërë regjim vet, s’po ka kon me urrejt më ja ka nis me i urrejt ata që e kanë pru këtu, armiqtë e brendshëm. Kush janë armiqtë e brendshëm, sindikatat, mësuesit me i urrejt, me i mujt. Ta tregojnë qejfin kur vjen vakti”, tha Haradinaj, /arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...