Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Ramush Haradinaj, tha se në takim u ka kërkuar nga partitë politike të sqarojnë nëse e kanë shumicën.
Haradinaj tha se partia e tij mbetet e përkushtuar që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen brenda afatit kushtetues.
Sipas tij, kryetari Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kërkuar disa ditë kohë, për të parë nëse mund ta bëjë shumicën në tentimin e dytë për formimin e qeverisë, raporton Arbresh.info.
“Në takimin e sotëm, Presidentja kërkoi nga ne të sqarojmë se a e kemi shumicën për qeveri, dikush nga ne nëse e ka dhe kërkoi të gjendet zgjidhje e përkohshme për buxhetin dhe fondin nga BE…Kurti nuk ishte i qartë se a është vetë mandatar, apo e propozon veten. Situatë jo e lehtë për Presidenten”, deklaroi Haradinaj.
Ai tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare, teksa si datë që tha se e cilëson si të përshtatshme për zgjedhje është 7 dhjetori.
“Kërkoi edhe disa ditë, që nuk ishte shumë serioze si kërkesë, megjithatë Presidentja ka afat deri më 5 nëntor., Besoj që me 5 nëntor do ta marrim edhe lajmin që do të shpërbëhet parlamenti…Data 7 dhjetor do të ishte opsion, me ia kursy Kosovës një jave”, tha Haradinaj./Arbresh.info/
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...