Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij, Enverin, i cili ishte qëlluar me një breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.
“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht”, ka shkruar Haradinaj.
Për këtë rast në vitin 2005 ishte arrestuar një person, nën pranga kishte përfunduar Tasim Osaj si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre, por për shkak të mungesës së dëshmive, ishte liruar nga ish Gjykata e Qarkut në Pejë.
Ky rast ishte mbyllur në mungesë provash./arbresh.info/

Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...