Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në 557 vjetorin e vdekjes ka kujtuar heroin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Po në këtë datë, Haradinaj kujton edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në 43 vjetorin e rënies së tyre.
“Trashëgimia e këtyre burrave të mëdhenj, përfshirë edhe deputetin Smajl Hajdaraj të cilin e përkujtojmë sot në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta, gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën për një Kosovë më të mirë. Nga Skënderbeu që na mësoi forcën e bashkimit, e deri te dëshmorët që e vulosën me gjak këtë liri – të gjithë na lanë një mësim të pathyeshëm: bashkimi dhe sakrifica për atdhe janë rruga e vetme drejt përparimit kombëtar. Lavdi!”, shkruan Haradinaj në Facebook./Arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...