Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin Myrtë Zeneli në 25-vjetorin e rënies heroike.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët Faruk Elezaj, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina.
“Sot, me krenari kujtuam dhe nderuam të rënët, që ranë heroikisht në këtë betejë. Në atë ditë, u përjetësua njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, Myrtë Zeneli, emrin e të cilit me krenari në fitore të njëpasnjëshme nëpër beteja do ta mbante Brigada 132 e ZO të Dukagjinit, si dhe bashkëluftëtarët Faruk Elezaj, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina”, tha Haradinaj.
Mes tjerash, Haradinaj ka bërë të ditur se ka marrë pjesë edhe në zbulimin e shtatores së Faruk Elezajt në qytetin e Klinës.
“Në po të njëjtën ditë, u përjetësua Arben Haliti, emrin e të cilit e mbajti Brigada 112 e ZO të Drenicës. Bashkë me miq e bashkëluftëtarë morëm pjesë në zbulimin e shtatores së heroit, Faruk Elezaj, ku sot u përjetësua në bronz në qytetin e Klinës, me ç’rast theksuam kontributin e tij për lirinë e Kosovës”, shkroi ai.
“Përulemi para sakrificës së të rënëve për liri. Sakrifica e tyre është udhërrëfyesi më i mirë për ne, në angazhimet tona për shtetin siç e ëndërruan ata. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime se sa vende...
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë
Rama: Sazani tokë publike, as kemi ndërmend ta shesim, as e ...
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...