Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën e 14 prillit të vitit 1999 në Rrugën e Kovaçëve në lagjen Bair të Mitrovicës.
Haradinaj ka shkruar se është obligim i yni që të këmbëngulim për drejtësi, shkruan Arbresh.info.
Ai shtoi se shteti serb duhet të japë llogari, kriminelët të marrin dënimin e merituar.
“Më 14 prill 1999, në Rrugën e Kovaçëve në lagjen Bair të Mitrovicës, forcat serbe kryen një nga masakrat më të rënda ndaj popullatës shqiptare, duke vrarë dhjetëra civilë të pafajshëm. Fillimisht u konsideruan të zhdukur, derisa trupat e tyre u gjetën më vonë në varreza masive, të shpërndarë në disa lokacione. Është obligim i yni që të këmbëngulim për drejtësi. Shteti serb duhet të japë llogari, kriminelët të marrin dënimin e merituar. Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s