Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë 28 vite më parë.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sot kujtojmë mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga aparati shtetëror i Millosheviqit.
“Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga aparati shtetëror i Millosheviqit. Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka shkruar se kjo masakër fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit që të kryej masakra të tjera në Kosovë.
“Masakra e Srebrenicës, 28 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar “qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?