Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ngjarjet e 28 marsit 1999, duke theksuar se kjo datë shënon një ndër masakrat më të mëdha të kryera nga shteti serb në Kosovë.
Sipas tij, në fshatin Izbicë, forcat ushtarake dhe policore serbe vranë 147 shqiptarë të paarmatosur, përfshirë gra, pleq dhe fëmijë.
Haradinaj ka rikujtuar gjithashtu se në të njëjtën ditë, në Zonën Operative të Dukagjinit, forcat e UÇK-së zhvilluan Betejën e Pozharit, ku – sipas tij – armiku pësoi humbje të rënda. Ai ka theksuar se kjo betejë u shënua me emrat e luftëtarëve Elez Geci dhe Maxhun Berisha.
Po ashtu, ai bëri të ditur se 28 marsi është edhe dita e themelimit të Brigadës 137 Gjakova, të cilën e ka cilësuar si brigadën e parë urbane në Kosovë, e përbërë nga luftëtarë të përkushtuar ndaj çlirimit të vendit.
“Këtë ditë e kujtoj edhe për faktin se është dita kur themeluam Brigadën 137 Gjakova, brigadën e parë urbane në Kosovë, e përbërë nga bijtë e bijat më të mira të Atdheut, të cilët me përkushtimin dhe guximin e tyre dëshmuan se liria nuk ishte thjesht një aspiratë, por një e drejtë për të cilën luftohej deri në vetëmohim”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit