Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e Brigadës 136 “Rugova”, në 25-vjetorin e rënies.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Rugova është prej trevave që ka namin e madh të shqiptarët ndër shekuj
“Rugova si trevë është prej trevave që ka namin e madh të shqiptarët ndër shekuj. Vëllezërit e kësaj treve nuk u ndalën asnjëherë për çlirimin e atdheut. Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve të Birgadës 136 “Rugova”, kujtojmë e nderojmë sot komandantin Selman Lajçi, nderojmë të gjithë dëshmorët e asaj pranvere të përgjakur në Rugovë e Podgur; Besnik Lajçi, Afrim Gjuraj, Ramë Lajçi, Ramush Lajçi, Ramiz Brahimaj, Sherif Brahimaj, Xhavit Lajçi, Asllan Nikqi, Faton Nikqi, Rifat Shala, Osë Osaj, Sokol Nikqi, Sokol Lajçi dhe Tone Lajçi”, ka shkruar ai.
Haradinaj shtoi se dëshmorët kanë dhënë mesazhin se shqiptarët janë të vendosur për liri.
“Me luftën e tyre heroike dhanë mesazhin se shqiptarët janë të vendosur ta arrijnë lirinë me çdo çmim, deri në vetëflijim. Lavdi e përjetshme atyre që ranë për lirinë e atdheut!”, përfundon Haradinaj./Arbresh.info
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...