Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymberin në 12-vjetorin e rënies.
Hardinaj ka thënë se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, për Enver Zymberin ishin përtej jetës së tij.
“12 vjet nga rënia heroike e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij. Sakrifica e tij në shërbim të vendit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues, do mbetet frymëzim ndër breza”, ka thënë Haradinaj.
“Në ditën memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës, nderojmë kontributin e të gjithë policëve që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...