Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka përkujtuar dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi në përvjetorin e tij të rënies.
Ai thotë se Dervishaj ishte pjesë e një sakrifice të rrallë dhe të jashtëzakonshme familjare.
“Prindërit Osmani e Naxhija i dhanë Kosovës jo një, por tre djem dëshmorë; Mentorin, Menderesin dhe Menhendin”, ka shkruar ai.
“Lufta jonë çlirimtare i bashkoi shqiptarët nga të gjitha trojet. Trima anekënd atdheut, u rreshtuan krah Ushtrisë Çlirimtare për të larguar përgjithmonë armikun që synim kishte shfarosjen.Sot, në përvjetorin e rënies, kujtojmë me krenari dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi. Ai ishte pjesë e një sakrifice të rrallë dhe të jashtëzakonshme familjare. Prindërit Osmani e Naxhija i dhanë Kosovës jo një, por tre djem dëshmorë; Mentorin, Menderesin dhe Menhendin. Po sot, përulemi edhe para heroizmit të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, që ra për të fituar pavdekësinë në tokën e Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka shkruar kreu i AAK-së, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info/
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën