Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fushatës zgjedhore sonte në Deçan ka folur edhe një herë për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
“Nuk ka marrëveshje të papajtume, s’kemi marrëveshje pra, deri sot nuk është ratifikuar dhe kjo quhet ndryshe projektmarrëveshje, derisa nuk kanë ratifikuar dy parlamentet, unë e kam ndërruar komisionin paraprak, kam krijuar komision tjetër, komisioni tjetër do t’i gjejë faktet që është gabim ky version, që kufiri është në Çakorr e në Kullë”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, pas gjetjes së këtyre fakteve, Kosova do të ulet së pari me miqtë e saj dhe atyre do t’ju prezantohen këto të gjetura e më pas edhe me fqinjët. “Nëse duan fqinjët”, ka shtuar shefi i ekzekutivit.
“Faktet janë në anën tonë dhe kështu ka me u zgjidh ky problem”, ka përfunduar ai.
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...