Ramush Haradinaj ka folur për qëndrimin e tij lidhur me deklaratën e zyrtarit të lartë Escobar, i cili qartësoi se pa praninë e 6 vendeve të rajonit, iniciativa “Ballkani i Hapur” është i parealizueshëm.
Ndërsa vuri në pah dështimin e kësaj nisme pa njohjen e ndërsjelltë Kosovë-Serbi, Haradinaj nuk hezitoi të kritikojë Bashkimin Evropian në zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon.
“Edhe Berlini pak më herët e lançoi idenë e Ballkanit Perëndimor, 6 vendet e rajonit në një integrim të ndërsjelltë dhe më pas një integrim në BE. Mirëpo, edhe pse BE ka gjithë ato instrmente të veta, u tregua e paaftë ose nuk arriti në kohë t’i japë një mundësi integrimi Shqipërisë dhe Maqedonsë dhe Veriut dhe ka ngecjet e veta. BE është mjaft e ngadaltë në zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkan, siç është edhe rasti Kosovë-Serbi, rasti i njohjes së ndërsjelltë. Duke qenë kështu është e kuptueshme që z. Escobar, në emër të SHBA, i shpjegon iniciatorëve, bashkëpunëtorëve të kësaj iniciative, se është edhe kjo është e dështuar nëse nuk parasheh pjesëmarrjën ose rolin aktiv të secilit vend. Pra, është një iniciativë e pjesshme, jo e plotë, jo e dobishme për Balllkanin si e tillë sepse e ndan Ballkanin. Do ta them edhe një herë, kjo nuk do të ndodhë, kjo marrëveshje e caktuar nuk do të ndodhë pa njohjen e ndërsjelltë të Kosovë-Serbi. Ata mund ta shtyjnë mjaftueshëm para këtë ide, vendet munden edhe njëanshëm të heqin barrierat, të heqin vështirësitë, por Kosova nuk bëhet pjesë e këtyre. Pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe ai u shpreh pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi, as ju nuk duhet të veproni në këtë mënyrë. Dhe kjo është mëse e qartë e thënë apo jo nga një ndërkombëtar”, tha Haradinaj në Vizion plus.
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...