Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT), është çertifikuar nga Energy Community Regulatory Board , dhe tash e tutje do t’i njihen ndërkombëtarisht të gjitha asetet me të cilat disponon.
Sipas Haradinajt, çertifikimi nga Sekretariati i Komunitetit te Energjise ka rëndësi për njohjen e KOSTT si operator i sistemit transmetues nga Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike, si një ndër parakushtet themelore për anëtarësim në ENTSO-E, dhe institucionet tjera europiane, që do t’i mundësonte operim të pavarur nga Serbia.
“Përgëzime për këtë lajm fantastik për Kosovën, stafit menaxhues të këtij mekanizmi të rëndësishëm si dhe qytetarëve të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë