Kosova është e interesuar të ketë raporte të mira me fqinjët e saj dhe Maqedonia është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndër shtetëror.
Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit bilateral me homologun e tij, kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.
Nismat rajonale, projektet infrastrukturore, bashkëpunimi politik dhe diplomatik, partneriteti ekonomik, ishin disa nga temat e diskutimit në këtë takim.
Kryeministri Haradinaj uroi Maqedoninë, e cila bashkë me Shqipërinë mori nota pozitive të përafrimit me BE-në, në raportin më të ri të progresit.
Kryeministri Haradinaj, përmendi edhe rëndësinë që Kosova dhe Maqedonia kanë në menaxhimin e integruar të kufijve, marrëveshjen e roamingut, marrëveshjet e tjera tregtare dhe projektet infrastrukturore.
“Maqedonia ka treguar një partneritet korrekt në raport me Kosovën dhe ka shënuar progres të madh në përfshirjen e shqiptarëve. Si Kosovë jemi të përkushtuar që ta vazhdojmë këtë partneritet, për të mirën e qytetarëve tonë”, tha Kryeministri Haradinaj.
Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, falënderoi Haradinajn për gatishmërinë e treguar për një komunikim efektiv ndërshtetërorë, derisa tregoi vendosmërinë e vendit të tij për të vazhduar partneritetin me Kosovën në shumë fusha të rëndësishme.
Të dy kryeministrat u dakorduan që në takimin e parë të dy qeverive, i cili po përgatitet, të përafrojnë agjendat e tyre të përbashkëta politike dhe ekonomike, duke përgatitur një numër marrëveshjesh bilaterale dhe duke u fokusuar në zhvillimin e marrëveshjeve ekzistuese.
Ndërron jetë babai i modeles dhe futbollistit të njohur
S’iu bindën, fyen dhe lënduan një polic – arrestohen dy pers...
Shfaqen maskat në Kraishtë, grabisin arkën me para nga një m...
Aksion policor në Leposaviq, konfiskohen fishekë, maska usht...
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për posedim të ...
Dogana sekuestron 237 mijë pako të paligjshme për ambalazhim...