Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 111 vjetorin e Kongresit të Alfabetit.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se ky Kongres ka mbledhur patriotë e intelektualë anembanë trojeve shqiptare, shkruan arbresh.info.
“111 vjet më parë në Manastir filluan punimet drejt krijimit të një alfabeti të njehsuar të gjuhës shqipe. Kongresi i Manastirit, mblodhi patriotë e intelektualë anembanë trojeve shqiptare për t’i bërë bashkë rreth një kauze historike”, ka shkruar ai.
I pari i Qeverisë ka shtuar gjithashtu se Kongresi ishte shtyllë e fillimit të identiteti shqiptar.
“Ky kongres do të ishte shtylla e një fillimi shumë të rëndësishëm në identitetin shqiptar që bashkoi të gjithë, pa dallim, për një qëllim të madh kombëtar”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njehsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.
Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, etj./arbresh.info/
Lexo edhe: 111 vjet nga Kongresi i Alfabetit
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...