Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim deputetët e Grupit Parlamentar 6+, të kryesuar nga Albert Kinolli.
Në këtë takim ku është biseduar për çështjen e komuniteteve në përgjithësi, kryeministri Haradinaj tregoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komuniteteve në të gjitha proceset e vendit.
“Qeveria e vendit si asnjëherë më parë, ka inkuadruar përfaqësues të komuniteteve joshumicë në të gjitha institucionet dhe në të gjitha proceset politike të vendit. Shqiptarët dhe komunitetet e tjera në Kosovë nuk ndahen, janë të lidhur dhe kjo është dëshmuar në mënyrën më të mirë të jetës sonë dhe kjo po dëshmohet edhe në qeverisjen aktuale”, tha Haradinaj.
Përmirësimi i pozicionit dhe pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve në jetën institucionale dhe përmirësimi i mirëqenies dhe punësimit, ishin tema të tjera të diskutimit në këtë takim.
Përfaqësuesit e këtyre komuniteteve, njëherësh deputet të Kuvendit të Kosovës, falënderuan kryeministrin për përkushtimin dhe angazhimin në përmirësimin e jetës dhe të mirëqenies së komuniteteve në përgjithësi, duke premtuar se do të jenë bashkëpunues në përmbushjen e agjendës shtetërore të Qeverisë.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...