Në një tubim të mbajtur në Drenas, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, prezantoi planin gjithëpërfshirës për transformimin e kësaj komune në një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Duke theksuar rëndësinë strategjike të Drenasit, Haradinaj paraqiti projektet konkrete që do të realizohen nën udhëheqjen e Koalicionit për Kosovën Fituese.
“Drenasi meriton më shumë dhe do të marrë më shumë,” u shpreh Haradinaj, duke prezantuar projektin e rrugës katër-korsi Drenas-Skenderaj dhe furnizimin 24-orësh me ujë të pijshëm për të gjithë banorët. Plani parasheh gjithashtu ndërtimin e çerdheve publike dhe një stadiumi të ri, si dhe themelimin e Parkut të dytë të Biznesit në Korroticë.
Në fushën e politikave sociale, lideri i Kosovës Fituese premtoi se asnjë pagë nuk do të jetë nën 1000 euro dhe asnjë pension nën 500 euro. “Do të ulim çmimin e energjisë për 20% dhe do të trefishojmë subvencionet për bujqit,” shtoi ai, duke theksuar se çlirimtarët do të përfitojnë pension pa shkëputje nga puna.
Programi parasheh mbështetje të veçantë për të rinjtë, duke përfshirë bursa për të gjithë studentët dhe grante pa kthim për nisjen e bizneseve. Haradinaj theksoi se anëtarësimi direkt në NATO dhe aleanca e përhershme me ShBA-të dhe BE-në do të jenë shtyllat kryesore të zhvillimit dhe prosperitetit të vendit./Arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...