Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot patën tubimin e radhës në Klinë, në mbështetje të Zenun Elezajt.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se Elezaj çdo herë ka punuar në të mirë të qytetarëve të Klinës.
“Sot, bashkë me kryetarin Zenun Elezaj dhe kolegun Pal Lekaj, ishim në Deiq të Klinës, në mikpritjen e Tunë Dedajt, me shumë qytetarë që treguan besimin e tyre për Aleancën. Gjatë këtyre viteve, Klinës i kemi sjellë Dritë, zhvillim dhe përparim, duke e bërë qeverisjen e prof. Zenun Elezajt model për të gjithë. Më 12 tetor, me Zenun Elezaj vazhdojmë punët e mira për Klinën”, ka thënë Haradinaj.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...