Mediat në Kosovë kanë raportuar gjatë ditës se Ramush Haradinaj pas vizitës së parë zyrtare si kryeministër që do ta bëjë në Tiranë, më pas, në një të ardhme të afërt, do ta vizitojë edhe kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.
Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar nga Halil Matoshi, që udhëheq zyrën për media në kryeministri.
Matoshi ka thënë se një vizitë e tillë edhe mund të ndodhë në të ardhmen, porse për momentin nuk është se ka orar të caktaur për këtë punë.
“Vizita në Tiranë do të ndodhë me datën 27, por sa i përket Podgoricës nuk ka asgjë që mund të konfirmohet. Një vizitë mund të ndodhë në të ardhmen, por tani për tani nuk parashihet”, pohoi Matoshi, për Klan Kosova.
Kosova e Mali i Zi vazhdojnë ta kenë problemin rreth Demarkacionit me Malin e Zi, përkundër se gjithmonë zyrtarërt e të dyja shteteve kanë deklaruar se kanë raporte të mira ndërshtetërore.
Madje kryeministri Haradinaj ka shkarkuar komisionin e vjetër dhe ka emëruar një të ri për rishikimin e vijës kufitare me malaziasit, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, në një emision televiziv ka deklaruar se tashmë çështja e Demarkacionit me Kosovën për Malin e Zi ka përfunduar.
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...