Për herë të parë prej që është nominuar si kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj në intervistën dhënë RTK-së, flet për përgjegjësitë që e presin në kryeministër i ardhshëm i Qeverisë së Kosovës, në rast se blloku që përfaqëson fiton zgjedhjet.
Ai shprehet optimist se ka përparësi të dukshme në relacion me rivalët e tij politik, Albin Kurtin dhe Avdullah Hotin, prandaj premton se brenda afatit tre mujor do të hiqen vizat nga BE, ndërsa si shef i qeverisë dhe bashkë me partnerët e koalicionit, do të gjejnë zgjidhjen e pranueshme për Demarkacion me Malin e Zi, duke kthyer kufirin në Çakorr, dhe solucion kushtetues për Asociacionin e Komunave serbe.
Haradinaj në emisionin “Debat” të Ridvan Berishës flet për planin e tij politik e qeverisës, për Ushtrinë e Kosovës, për raportet dhe marrëveshjet me Serbinë, për zhvillimin ekonomik, për shëndetësinë, arsimin dhe për çështjet tjera.
Po ashtu i nominuari i bllokut PDK-AAK-Nisma flet edhe për koalicionin me PDK-në dhe ofertat tjera për koalicion si AAK-Nisma. Këto dhe shumë çështje të tjera mund t’i ndiqni sonte në ora 21:00 në RTK1 në emisionin “Debat”.
Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nëns...
Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara
Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht ...
Zyrtarët e Trump po diskutojnë një tjetër takim të mundshëm ...
Qazim Laçi realizon supergol në fitoren e Rizesporit
Deputeti i VV-së: Ka pasur komunikime për president, por jo ...