Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka reaguar ndaj sulmit të djeshëm në Gjakovë ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të angazhuar me përkushtim në implementimin e planit operativ “Stop Drogës në Shkolla”, shkruan arbresh.info.
Haradinaj, ka kërkuar nga policët që të mos zmbrapsen nga kjo luftë siç ka thënë ai jetike për rininë dhe të ardhmen e tyre.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Sulmi i djeshëm në Gjakovë ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të angazhuar me përkushtim në implementimin e planit operativ “Stop Drogës në Shkolla”, nuk do ta ndalojë zbatimin e këtij aksioni.
Policia e Kosovës ka qenë shumë aktive dhe e suksesshme në përmbushjen e këtij synimi. Jam krah tyre dhe i inkurajoj ata, që të mos zmbrapsen nga kjo luftë me rëndësi jetike për rininë dhe të ardhmen e tyre.
Zotimit tim, për siguri në ambientet shkollore dhe moslejim të ekspozimit të fëmijëve tonë ndaj substancave narkotike, do t’i shkoj gjer në fund. Jam i angazhuar pareshtur, në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante, që kjo dukuri të mos vazhdojë të helmojë më rininë tonë”, ka shkruar ai.
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës