Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklarimet e fundit të ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons i cili tha se EULEX-I për motive politike ka dashur ta eliminojë nga skena Fatmir Limajn.
Në një intervistë për Politico.eu, kryeministri i vendit ka thënë se nganjëherë ka dyshime për standardet që i përdorë EULEX-i.
“Ka pjesëtarë të EULEX-it që janë të përkushtuar në rend dhe ligj. Por ekziston shqetësimi nganjëherë për kualitetin dhe standardet që përdoren”, tha Haradinaj, transmeton lajmi.net
Akuzave të fundit, i është përgjigjur edhe ve EULEX-i gjatë ditës së djeshme të cilat thanë se pikërisht Simmons është duke u hetuar.
Ndryshe, shefi i gjyqtarëve të EULEX-it e cilësoi këtë mision si politik, e jo për promovimin e ligjit.
Ky është skandali i dytë në misionin e EULEX, pas deklaratave të ish-prokurores, Maria Bamieh e cila kërkoi që EULEX-i të hetohej, pasi ka gjyqtar që kanë marrë ryshfet.
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat