Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një darkë pune me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe Zv. Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev; Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama; Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq; kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq; dhe Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.
Gjatë darkës, Haradinaj i ka thënë Mogherinin se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, bën të ditur një komunikatë nga Qeveria.
“Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen evropiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh”, citohet të ketë thënë Haradinaj.
Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat tjera që u diskutuan në këtë darkë pune me 6 Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, njofton komunikata.
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...