Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka takuar qytetarët e Istogut, duke thënë se potenciali i kësaj komune, ka mbetur i pashfrytëzuar për shkak të qeverisjes së deritashme.
Ai tha se në në takim me qytetarë të kësaj komune, u shpreh i bindur se Istogu është gati për ndryshim.
“Istogu meriton më shumë! Potenciali i tij i madh, veçanërisht në turizëm, ka mbetur i pashfrytëzuar për shkak të qeverisjes së deritashme. Ukë Blakaj është zgjidhja për një qeverisje ndryshe në Istog. Me një karrierë të dëshmuar si ndërmarrës, ai e kupton rëndësinë e menaxhimit të burimeve që ka Istogu”.
“Sot, në takim me qytetarë të kësaj komune, u ndjeva i bindur se Istogu është gati për ndryshim, për një mentalitet të ri qeverisës, gjë që e dëshmon edhe lista jonë për Asamble, njerëz me profile të ndryshme, profesionistë, të rinj, të angazhuar, të gjithë me një qëllim të vetëm: që secili potencial i Istogut të shndërrohet në zhvillim, mirëqenie dhe mundësi reale për çdo qytetar. Për Istogun që bën dritë – 174”, shkroi tutje Haradinaj në Facebook.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...