Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim investitorët italianë nga Kompania “Consorzio Servizi Integrati”, të kryesuar nga përfaqësuesit e kompanisë, Paolo Olmi dhe Domenico Bonanno, të cilët shprehën interesimin e tyre për të investuar në Kosovë në energjinë e ripërtritshme, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Haradinaj, mirëpriti gatishmërinë e investitorëve italianë dhe i falënderoi që kanë zgjedhur Kosovën, si vend për të shtrirë potencialin e tyre, i cili është shumë i nevojshëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Jemi duke punuar në përmirësimin e legjislacionit përkatës, i cili do të krijojë lehtësira dhe do të favorizojë investitorët e brendshëm dhe të jashtëm, dhe për këtë kemi edhe Ligjin për Investime Strategjike”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj theksoi se Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me një investitorë privat amerikan, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, e që është investimi më i madh në Kosovë, por krahas saj energjia alternative është një prej burimeve shumë të rëndësishme që do të ndikojë edhe në ruajtjen e ambientit.
Investitorët italianë, nga ana e tyre, falënderuan kryeministrin për gatishmërinë që Qeveria t’u krijojë hapësirë dhe kushte më të mira investimeve nga jashtë./arbresh.info/
Carragher i ashpër me Slot: Nuk ka justifikim nëse Liverpool...
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...