Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në gala eventin e organizuar nga RIT – “Support Kosova’s Next Success Story”, në 20-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ‘Rochester Institute of Technology’ (RIT), është dëshmi e miqësisë së fortë të Kosovës me ShBA-të.
“Rochester Institute of Technology (RIT), është dëshmi e miqësisë së fortë të Kosovës me ShBA-të, një investim që ka sjellë një platformë ndryshe të arsimit të lartë në vend dhe ka edukuar shumë gjenerata, të cilët sot janë profesionistë e të zotë në profesionet e tyre”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se investimi në edukimin cilësor është garanca më e mirë për të ardhmen tonë.
“Sot, kisha kënaqësinë të jem në gala eventin e organizuar nga RIT – “Support Kosova’s Next Success Story”. Ngjarja e këtij viti është e veçantë sepse ndodh në 20-vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Po ashtu, kënaqësi të takoj miq e mbështetës të shumtë dhe të kremtojmë bashkë historitë e suksesshme të studentëve dhe të ish-studentëve, të cilët ndihmojnë zhvillimin e Kosovës si; inovatorë, sipërmarrës e udhëheqës të dëshmuar. Investimi në edukimin cilësor është garanca më e mirë për të ardhmen tonë!”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”