Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, njëherit i nominuar i koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët për kryeministër të vendit ka insistuar rreth çështjes së përjashtimit nga puna të punonjësve të administratës që nuk e kryejnë punën si duhet.
I pyetur se rreth reagimit të LDK-së se kjo e fundit nuk do të lejoj që të përjashtohen nga puna nëpunësit e administratës, Haradinaj ka thënë se ata që nuk e kryejnë punën mirë duhet të largohen nga puna, pasi sipas tij Kosova nuk mund të mbetet peng i askujt,shkruan lajmi.net
“Ne kemi bashkëqeverisë dikur me LDK-në, ata më njohin mirë, ma kanë besuar dikur qeverisjen e vendit dhe janë krenuar me logjikat qeverisëse. Nuk ka dalur kurrë askush nga puna për çfarëdo përkatësie, për çfarëdo natyre, por nuk mund ta marrim në qafë këtë vend me ata që nuk e kryejnë punën e vet. Pra, administrata nuk është për shkak të administratës, por është për shkak të qytetarëve, të popullit. Nëse dikush nuk iu del ballë shërbimeve në mënyrën e duhur për qytetarët, kuptohet se del nga puna. Nëse dikush ka problem me këtë, punë e madhe. Ne nuk mund ta mbajmë peng vendin tonë në emër të burokracisë. Të gjitha procedurat, të gjitha shërbimet o kanë me u krye në kohë dhe në kualitet që I takon, o kanë me shku në shtëpi”, është shprehur Haradinaj.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...