Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të kryesuar nga Klaus Toepfer, ish-ministër gjerman i Ambientit, i cili është caktuar ndërmjetësues nga Qeveria Gjermane në zgjidhjen e problemit për çështjen e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Haradinaj falënderoi ish-ministrin gjerman për angazhimin e tij në këtë çështje, duke premtuar për një bashkëpunim lidhur me këtë, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Më tutje, kryeministri Haradinaj ka siguruar se Qeveria që ai drejton do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të energjisë, duke potencuar faktin se ky problem shkakton edhe shumë probleme tjera në jetën e secilit, por edhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryeministri Haradinaj kërkoi nga pala ndërkombëtare, por edhe nga Qeveria e Serbisë implementimin e marrëveshjes së Brukselit për Energji, e cila paraqet zgjidhje përfundimtare të problemeve të energjisë.
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë