Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e sigurt që AAK’ja do të qëndrojë në opozitë pas rezultatit të zgjedhjeve.
I ftuar në një emision, Haradinaj thotë se nëse qeverisë së re du ju duhen ato votat, atëherë AAK do ua japë ato.
“Sigurt jemi në opozitë. Por nëse ju duhen votat për krijimin e Qeverisë partive fituese, ne ua japim”, tha Haradinaj.
Haradinaj, koalicioni të cilën e drejtoi doli i katërti në zgjedhjet e parakohshme, ka treguar se pse ai nuk arriti të kthehet si kryeministër, dhe pse nuk do të lidhë koalicion për të ardhur në pushtet.
“Ne jemi në opozitë pasi që dallojmë në tema. E dini dallojmë në qëndrime. Arsyeja pse jemi në opozitë nuk është pse nuk kemi ditur të vijmë te pushteti, por që kemi mbajtur qëndrimet tona”, tregon kryeministri në detyrë. /Express/
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos