Kryeministri i Kosovës ka thënë se deklarata e zv.ministrit të Jashtëm, Gjergj Dedaj se Kosova nuk duhet të anëtarësohet në asnjë organizatë të shteteve islamike, nuk paraqet qëndrimin e shtetit.
Haradianj i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, ka thënë se ato janë mendime personale të Dedajt
Megjithatë, Haradinaj i ka kujtuar Dedajt se politiken e Jashtme e bënë, presidenti, ministri i Jashtëm dhe kryeministri.
“Ai është mendim i tij dhe se nuk ka ndonjë vendim të institucioneve të vendit. Para Dedaj politike e Jashtme e cakton Presidenti Ministri i Jashtëm e Kryeministri”, është shprehur Haradinaj, transmeton lajmi.net.
Gjergj Dedaj kishte dalë kundër një deklarate që kishte bërë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.
Dedaj kishte thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë dhe të tjera të shteteve islame, është i rrezikshëm për perspektiven euroatlantike të Kosovës.
Rutte: Ka aktorë që përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Per...
PSG-ja përgatitet për befasinë e madhe të verës, nis kontakt...
“Ku je z.kryetar, a je gjallë”, Vjosa Osmani takohet me Fato...
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...