Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe deputeti i AAK’së, Ramush Haradinaj kanë replikuar sa i përket shkëputjes së kontratës me kompaninë amerikane “Contour Global”.
Murati në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se qeveria nuk ka shkëputur kontratën me këtë kompani, por që sipas tij, shkëputja e kontratës është bërë nga “Contour Global”.
Ndërsa, Haradinaj i ka replikuar Muratit duke thënë se refuzimi i “Contour Global” rrezikon Kosovën edhe për shumë dimra tjerë.
“Vetëvendosje duke u bazuar me njerëz sikur ti (Heuran Murati) ka ardhë situata deri këtu. Unë nuk mendoj se e ke vendin këtu në seancë, por është dashtë të jesh në KEK me një shatorr, duke u mërdhirë së bashku me disa kolegë tjerë, se një pjesë e qytetarëve janë duke u mërdhirë në këtë dimër”, tha Haradinaj.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...