Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shkuar sot në zyre Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt.
Ai ka treguar se me Mehajn ka biseduar për zhvillimet në ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.

“Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale. Falenderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre. Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqip...
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Mushkolaj
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...
Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...