Kyeministri i vendit, Ramush Haradinaj është shprehur i pakënaqur me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli sot në seancën e Kuvendit.
Kjo pasi, Ismajli nuk ishte i pranishëm në Kuvend për t’ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, shkruan arbresh.info.
“Jam edhe unë i pakënaqur që nuk është në seancë. Çdo ministër që nuk vjen në seancë është kundër përcaktimit tim dhe të Qeverisë, si do të veprojmë ndaj tyre do ta përcaktojmë së bashku por nuk është në rregull mos me ardh ministrat në pjesën që u dedikohet atyre. Ua kam thënë këtë edhe në Qeveri, ua kam thënë edhe kryetarëve të partive të koalicionit, le të jetë kjo vërejtja ime e fundit, të gjithë duhet të vijnë në seancë”, ka thënë Haradinaj.
/arbresh.info/
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...
Trump njofton se armëpushimi Izrael–Liban është zgjatur për ...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitja e Forcave Speciale: El...
Brenda Kuvendit vendoset portreti i Eliot Engel në nder të t...
Haradinaj bën homazhe në nderim të akademik Rexhep Qosja