Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i nervozuar mëngjesin e sotëm në hollin e Kuvendit të Kosovës pasi opozita ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot për votimin e Ekipit e negociatës për dialogun me Serbinë, shkruan arbresh.info
Haradinaj ka thënë se Opozita së paku është dashur të jetë e pranishme në Kuvend dhe t’i shpreh qëndrimet e tyre.
“Opozita është dashur me ardh me i shpreh mendimet e tyre. Ata është dashtë me ardh me pa çka është në pyetje”.
“Unë e kam pa parametrin për këtë temë disa here. Kosova duhet më shku në tavolinë. Votojeni këtë delegacion. Jepjani një mundësi këtij delegacioni që të shkoj në tavolinë.”
Kryeministri Haradinaj ende nuk e dinë nëse i ka votat e duhura për kalimin e kësaj pike.
Në rend dite është shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë./Arbresh.info/
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...