Haradinaj i kërkon BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se mbrëmë ka qenë pjesmarrëse e panelit ministror të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Exrpress.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se ka marrë pjesë në këtë panel me ftesë të Ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë Heiko Maas, nën moderimin e Ministrit Gjerman të Shtetit për Evropë Michael Roth.
Ministrja e Punëve të Jashtme tha së në fjalimin e saj ka ndarë me pjesmarrësit realitetin e Kosovës si vendi më i ri e me popullsinë më të re në Evropë.
“I ftova të shfrytëzojmë bashkë potencialin e lartë të Kosovës dhe rinisë së mrekullueshme të saj, duke u bashkuar në iniciativën tonë për të themeluar në Prizren një Qendër Rajonale për Start-up dhe Inovacion”, ka shkruar ajo.
“Poashtu theksova se Ballkani Perëndimor duhet të mirënjoh realitetin brenda vetes së pari, para se të kërkojë integrim të mëtejmë në strukturat eurointegruese. Vetëm mbi parimin e barazisë do të mund të ndërtojmë të ardhme të përbashkët. Në fund, nuk kisha se si të mos e theksoj mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar nga Presidenca Gjermane dhe BE-ja veprim strategjik dhe vendosmëri për të përqafuar afër vetes rininë e jashtëzakonshme kosovare”, tha Haradinaj./Arbresh.info/
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...