Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një mesazh në Facebook.
Në këtë mesazh, Haradinaj thotë se gjatë gjithë kohës prej që është kryeministër ka pranuar me mijëra mesazhe ku është lavdëruar, këshilluar e kritikuar, raporton Arbresh.info.
Haradinaj thotë se i ka lexuar të gjitha me vëmendje mirëpo ka shprehur keqardhjen për pamundësinë që t’i kthente përgjigje secilës.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Të nderuar qytetarë të Kosovës, miq, përkrahës e kundërshtarë të mi,
Gjithë këto ditë kam pranuar me mijëra mesazhe prej jush, që nga ato të përkrahjes së parezervë ndaj meje dhe veprimeve të mia si Kryeministër, e deri te këshillat, vërejtjet apo mospajtimet tuaja.
Dua t’iu siguroj se i kam lexuar të gjitha me vëmendjen më të madhe dhe sigurisht se do t’i kem parasysh në punën time!
Zëri i juaj ka rëndësi të jashtëzakonshme në punën time!
Por e kërkoj mirëkuptimin tuaj për pamundësinë që tu kthej përgjigje secilit veç e veç!
Dinamika e punës ma ka pamundësuar një gjë të tillë!
Me respekt,
Juaji Ramush Haradinaj
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?